Home KRYESORE “BERLINER ZEITUNG” – Rritet frika nga sulmet terroriste

“BERLINER ZEITUNG” – Rritet frika nga sulmet terroriste

Edhe para sulmit në Berlin, njerëzit ishin të vetëdijshëm për kërcënimin terrorist. Në një sondazh nga instituti Forsa në emër të Berliner Zeitung menjëherë para sulmit, më shumë se gjysma e Berlinit ka treguar se ka shqetësime në lidhje me kërcënimet e terrorizmit. Pas sulmit më 19 dhjetor, kjo përqindje u rrit në 69 për qind.

Sa për krahasim, në vitin 2013, kërcënimi terrorist në qytet dukej çështje anësore. Vetëm 18 për qind e Berlinit kishte thënë në atë kohë se i duhet ndonjë sulmi. Psikologu Andreas Hajnc këshillon prerazi që Berlini nuk duhet të futet në një fazë tërheqjeje nga jeta publike dhe sociale. “Nuk duhet të futemi në vetmi dhe izolim. Çdokush që ka zgjedhur një reagim sfidues për të dalë jashtë, po bën diçka pozitive për shoqërinë tonë liberale dhe të hapur.”

Por njerëzit në ankth nuk duhet të vihen nën presion. “Ata që kanë frikë, kanë frikë.” Çdo sulm terrorist lë trauma për shkak se drejtohet kundër një grupi njerëzish. Shumë u ndjenë të sulmuar personalisht.

Pavarësisht kësaj, ekziston një debat në lidhje me masat e ashpra të sigurisë dhe mbikëqyrjes së zgjeruar video. Ministri i brendshëm Tomas de Maizier (CDU) vuri në dukje se qeveria sapo ka miratuar një projekt-ligj që do të lehtësonte mbikëqyrjen me kamera në vende publike. Do të përdorim edhe softuerë për njohjen e fytyrave, tha ai.

Por disa thonë se këmbëngulja e politikanëve për më tepër kamera vëzhgimi nuk do t’i ndalë krimet, vetëm do të mbulojë dështimet e autoriteteve. Parandalimi i sulmeve të tilla kërkon një polici edhe më të përgatitur e të pajisur mirë.

Në një anketë në gjithë Gjermaninë, 73 për qind e të anketuarve flasin në favor të rritjen së forcës policore dhe 60 për qind në favor të një mbikëqyrje të fortë video të hapësirave publike. “Mbrojtja e publikut duhet të ketë prioritet mbi mbrojtjen e informacioneve”, është mendimi që mbizotëron./360grade.al

Share: