Home KRYESORE Britani, kontrolle per te punesuar te parregjistruar!

Britani, kontrolle per te punesuar te parregjistruar!

Lufta kundër skllavërisë moderne në Britani ka mbërritur deri tek sallonet e bukurisë.

300 të tillë, të specializuar sidomos për shërbimin manikyr dhe pedikyr, janë bastisur nga oficerët e emigracionit. Operacioni “Magnify” përfundoi me 97 të arrestuar, shumica nga Vietnami për shkelje të ligjeve në fuqi.

Shënjestra kanë qenë pikërisht industritë e konsideruara të një rrezikshmërie më të lartë për sa i takon shfrytëzimit të krahut të punës. 68 biznese mund të përballen me penalitete financiare që mbërrijnë deri në 20.000 paundë për çdo punëtor të paligjshëm të zbuluar nga autoritetet.

“Kemi realizuar mbi 280 kontrolle dhe gjetëm 14 viktima të skllavërisë moderne, të cilët mbase nuk do të ishin zbuluar kurrë nëse nuk do të ishte ndërmarrë ky lloj aksioni”, tha Andy Radcliffe, oficer emigracioni.

Përpos vietnamezëve, në mesin e të arrestuarve kishte shkelës të rregullave të emigracionit nga Mongolia, Gana, Kina, Nigeria, Pakistani dhe India. Në kohën kur drejtonte Ministrinë e Punëve të Brendshme, Theresa May i dha shumë prioritet “aktit të skllavërisë moderne” dhe me të marrë postin e kryeministres në muajin korrik, u zotua për shtimin e fondeve dhe krijimin e një taskë force qeveritare, detyra e të cilës do të jetë fokusimi tek ky problem.

Share: