Deputeti i Partisë Demokratike, eksperti i çështjeve ligjore, Oerd Bylykbashi gjatë një deklarate për mediat i është përgjigjur dhe akuzave të hedhura nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, për çështjen e vettingut dhe vonesës në miratimin e saj. Bylykbashi në rradhë të parë tha se PD është më e interesuar se mazhoranca për Reformën në Drejtësi. Ai shtoi se çështja e përkthimit, që po vonon dhe përgjigjen e kushtetueses lidhet me përkthimin e bërë në muajin tetor dhe prekin qartazi rreptësinë e ligjit dhe deformon qëllimin e tij, prandaj, tha Bylykbashi jemi të gatshëm të ulemi në tyrezë me mazhorancën dhe të bëjmë gati në një kohë rekord ligjin e Vetingut, ta kalojmë pa patur nevojën e përgjigjes nga Komisioni Venecias”, tha Bylykbashi.
“Që në momentin kur u miratuan amendamentet për Kushtetutën, PD e ka mbështetur largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Por kjo nuk bëhet duke manipuluar përkthimin, duke bërë që Komisioni i Venecias të hyjë në drejtim të gabuar. Ka një tentativë që të bëhet e mundur që ligji i Vetting-ut të mos konsiderohet si një ligj që ka probleme të rënda. Kushtetueshmëria nuk arrihet me deformimin e ligjit dhe as me etiketimin e atyre që e kanë konstatuar”, ka thënë Bylykbashi.
“Gjykata Kushtetuese, më 25 tetor, pati presion nga mazhoranca për ta çuar pa asnjë vonesë ligjin në KV. Më 25 tetor u mor vendimi më 28 tetor është dërguar nga gjykata në KV përkthimi i ligjit.
Nga kontaktet zyrtare me gjykatën kushtetuese, përkthimi i dërguar është i bërë nga Euralius. KV ka publikuar më 16 nëntor tekstin e kushtetutës dhe ligjit. Me dokumentet e publikuara online, KV ka bërë një transparencë të plotë: ka tekstin e kushtetutës, ligjin me tekstin e gabuar, si dhe ligjin e përkthyer dhe të dërguar më pas.
Ndërkohë, web site të tjera, përfshirë EURALIUS, i kanë hequr përkthimet e mëparshme që ishin në faqet e tyre. Ekspertët e PD e zbuluan më 25 nëntor këtë deformim duke mbikëqyrur fletët e ligjit në faqen e KV.
Kjo ju bë prezente Gjykatës Kushtetuese, që mori përsipër të bëjë përkthimin zyrtar me ekspertë të licencuar nga MD. Gjykata mori përsipër se ka dërguar ligjin, por jo tekstin e kushtetutës. As Ministria e Drejtësisë nuk e ka dërguar. Mbetet për t’u sqaruar kush e ka dërguar, sepse në faqen e KV thuhet se ai përkthim është dërguar nga autoritetet shtetërore shqiptare. Duhet të kuptohet kush ishte ky autoritet shtetëror që donte të donte diçka të gabuar. Kemi vënë në dijeni KV.
Më 30 nëntor, Gjykata Kushtetuese ka dërguar zyrtarisht, përkthimin zyrtar, që gjendet në faqe dhe është korrekt dhe KV e ka publikuar këtë variant, pa hequr atë të vjetrin. ka edhe një fakt tjetër të rëndë.
KV tregon se versioni i parë i ligjit nuk daton as datën 18 tetor e as 16 nëntor që është në web site, por datën 16 tetor. Pra, varianti është dërguar disa ditë para se ta dërgonte gjykata. Pyetja që shtrohet është: kush kishte interes të çonte KV në drejtim të gabuar?
Sepse ka ndryshim të përmbajtjes substanciale, për ta bërë versionin shqip të duket më pak i rëndë në anglisht. Janë deformime të rënda dhe mangësi të tjera”.