Home KRYESORE Çmimi Politikani i Ri i Vitit fitohet nga një politikan i PD-së,...

Çmimi Politikani i Ri i Vitit fitohet nga një politikan i PD-së, ja cili është…

Organizata te financuara nga qeveria e Suedise, UNICEF etj si: Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) në bashkëpunim me Lidershipin e të Rinjve të Tiranës dhe CRCA Shqipëri, mbështetur nga Olof Palme International Center, në muajin Tetor të këtij viti, hapi Thirrjen për Nominime në kuadër të nismës “TË RINJTË E VITIT 2016 NË SHQIPËRI”.

Nisma “Të Rinjtë e Vitit 2016 në Shqipëri” synonte që vetë të rinjtëtë identifikonin, rendisnin dhe vlerësonin publikisht të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria që më së miri përgjatë vitit 2016 kanë sjellë një ndryshim të matshëm në shoqërinë dhe komunitetet ku ata jetojnë, në shkollat dhe universitetet ku ata studiojnë apo vendin e punës ku kontribuojnë.

Përmes kësaj thirrje u ftuan të gjithë partnerët dhe individët e interesuar që të nominonin me propozimet e tyre të rinj që kanë dhënë kontributin e tyre.

Përgjatë periudhës Tetor-Nëntor 2016, kanë aplikuar dhe janë nominuar 97 të rinj të moshës 15 deri në 30 vjeç, nga e gjithë Shqipëria!

Pas fazës së parë të nominimeve dhe aplikimeve, organizatat anëtare të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë dhe Lidershipit të të Rinjve të Tiranës vendosën dhe përzgjodhën së bashku 21 të rinj, bazuar në nismat dhe rezultatet e arritura prej tyre në komunitetet përkatëse, sipas 3 kategorive të sipërpërmendura.

21 të rinjtë e përzgjedhur janë kryesisht të rinj që me nismat e tyre kanë fuqizuar komunitetet ku ata jetojnë, sidomos ato më të margjinalizuara, të rinj që kanë nxitur krijimin e lëvizjeve lokale apo kombëtare për mbrojtjen e mjedisit, kafshëve, fëmijëve, të rinjve, grave apo të moshuarve!

Prej datës 2 Dhjetor 2016 deri në datën 15 Dhjetor 2016, ora 12:00 pm, të rinjtë e të rejat dhe publiku i gjerë nga e gjithë Shqipëria votuan online për të zgjedhur fituesin e Çmimit Kombëtar “Politikani i Ri i Vitit 2016 në Shqipëri”

Ervin Salianji si sekretar i aksionit qytetar ne PDSh ka qene i perfshire pergjate gjithe vitit ne tematikat me te rendesishme qe kane prekur shoqerine shqiptare duke pasur nje qasje tjeter ndaj shqetesimeve te qytetareve.

Salianji gjate vitit ka qene i pranishem ne qindra protesta ne gjithe Shqiperine duke i dhene ze problematikave te qytetareve dhe duke instaluar nje model tjeter politik qe po ndjek opozita ne kete periudhe, duke i dhene ze shqetesimit ne publik por dhe duke propozuar alternative.

Denoncimi ne mes te parcelave me kanabis i kanabizimit te vendit, futja ne mes te mbetjeve per te kundershtuar ligjin e importit te plehrave, apo aktivizimi ne ceshtje te thella sociale kane bere qe Salianji te votohet ne mase te madhe ne Sondazhin online.Panorama/

Share: