Gieorgo Frendo, Ipeshkv i Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, tha se dera e kishës katolike për sa kohë ai do të jetë në krye të saj do ta ketë të mbyllur derën për pritje zyrtare për Krishtlindje.
Pjesë nga intervista:
Tare: Për herë të parë nuk patët pritje zyrtare. Pse e morët këtë vendim?
Frendo: Unë për 10 vjet kam qenë zëvendës i Imzot Rrok Mirditës dhe për 10 vjet kam qenë në këto pritje dhe çdo herë jam ndjerë si në kundërshtim me besimin tim. Fakti që është festë e lindjes së Jezusit në një varfëri ekstreme, ata që e kanë pritur Jezusin në Betlehem kanë qenë më të përjashtuarit, barinj.
Ne prisnim njerëz me pozicion të lartë. Kisha shumë frikë në fillim si do të reagojnë për këtë vendim. Reaguan shumë pozitivisht më shumë se ç’kisha menduar unë, meqë jam edhe i huaj. Të gjitha komentet ishin pozitive, me përjashtime të vogla. Shpresoj se pasi kemi filluar të vazhdojmë me këtë praktikë.
Tare: Pa takuar politikanë?
Frendo: Edhe atë ditë kur jam emëruar si arqipeshv, kam thënë se kam respekt për politikanët. Edhe fjala ministër në latinisht do të thotë shërbëtor. Por nga ana tjetër, besoj se është më mirë të ndjej pulsin e popullit dhe të ndjej më afër popullin.
Tare: A është kjo edhe një thirrje për politikanët?
Frendo: Çdo autoritet është për shërbim. Vetë Jezusi ka thënë se ai që është në autoritet është që të jetë në shërbim. Dhe kjo vlen jo vetëm për kishën por edhe për politikën. Politikanët janë për shërbimin e popullit dhe unë vlerësoj shumë ata që e ndjenë këtë përgjegjësi.
Tare: A ka politikanë të tillë në Shqipëri?
Frendo: Me sa di unë po. Nuk do të përmend emra. Ka politikanë që janë afër popullit.
Tare: Çfarë nuk kishte të mirë në këto takime?
Frendo: Jezusi ishte gjithmonë afër atyre që ishin më të mënjanuar dhe më të përvuajtur dhe unë jam me këtë. Një figurë e tillë sot është Papa Francesku, i cili është bërë një njeri ‘popullor’ për thjeshtësinë e tij, se është afër atyre që janë më të mënjanuar, mbron emigrantët. Duhet të jemi zë për ata që nuk kanë zë në shoqëri.
Tare: Ky vendim vlen edhe për vitet e ardhshme?
Frendo: Vlen edhe për vitet e ardhshme.
Tare: Pra kisha katolike u mbyll për pritje zyrtare?
Frendo: Derisa të jem unë po. Edhe ata që janë bashkëpunëtorë të ngushtë janë 100% dakord me këtë vendim.
Tare: E ndjeni mungesën e imzot Rrok Mirditës?
Frendo: Ishte një personalitet. Në krahasim me të unë jam më naiv. Gjatë këtyre viteve kam qenë bashkëpunëtor i ngushtë me të. Kam ardhur në Shqipëri në vitin 1997 si misionar. Dhe vetëm pas një viti, imzot Mirdita më caktoi i dyti pas tij dhe në vitin 2006, ai më emëroi impeshkv. Kemi punuar shumë bashkë.
Tare: Thatë diçka që më bëri përshtypje. Në krahasim me imzot Rrok Mirditën, ju jeni më naiv. A ju ndihmon kjo në punën tuaj?
Frendo: Për shumë njerëz ky naivitet ndihmon që të më ndjenjë më shumë afër. Nuk e di pastaj çfarë mendojnë të tjerët?
Tare: Keni pasur vështirësi?
Frendo: Për 10 vjet isha impeshkv ndihmës dhe isha i mësuar me shumë probleme. Natyrisht, duhet të kem më shumë kujdes për faktin se roli im është me më shumë përgjegjësi. Duhet të jem pak më diplomatik dhe të marr vendime që të jenë me konsultime me të tjerët. Unë besoj shumë në kolegjialitet.
Tare: A është toleranca e vërtetë apo respekt sipërfaqësor?
Frendo: Unë them se është më shumë se tolerancë, harmoni fetare. Nuk është thjesht tolerancë por harmoni dhe besoj se është e sinqertë. Unë nuk besoj se shqiptarët janë më pak besimtarë se popujt e tjerë. Çdo vit për pashkët kemi një numër të konsiderueshëm të personave që kërkojnë të pagëzohen.
Duke krahasuar besimtarët shqiptarë me vendet e tjera, shoh sa shumë të rinj vijnë në kishë ditën e diel që fatkeqësisht në shumë vende perëndimore nuk shihen. Unë kam qenë në vendin tim në Maltë në verë por edhe atje ndihet shpirti i tepër i shekullarizuar. Numri i të rinjve që vizitojnë kishën është duke zbritur. Në vende perëndimore shumë herë besimi vlerësohet si diçka tradicional.
Tare: A është toleranca e vërtetë apo respekt sipërfaqësor?
Frendo: Unë mendoj se politikanët kanë kontribuar për këtë harmoni, por është edhe meritë e udhëheqësve të besimeve. Edhe kryetari i Komunitetit Mysliman i Tanishëm, Skënder Bruçaj, por edhe paraardhësi i tij Selim Muça kanë marrë shumë seriozisht detyrën për të penguar elementët ekstremistë. I jemi shumë mirënjohës për këtë fakt.
Tare: Ka pasur edhe largime për në luftë. A duhet të kishte bërë më shumë Komuniteti Mysliman?
Frendo: Qeveria përpara se të japë leje për ndërtimin e një xhamie të konsultohen me Komunitetin Mysliman për të penguar elementët ekstremistë.
Domethënia e krishtlindjes në këtë situatë të vështirë në disa zona të botës
Frendo: Ne nuk mund të gjejmë zgjidhje me besim, por kemi solidaritetin. Lindja e Jezu Krishtit, në atë varfëri tregon solidaritetin e Zotit me ne, veçanërisht me personat që janë viktima të padrejtësisë, viktima të luftës për këtë Krishtlindja është një ngjarje që u jep shpresë.
Hyrja në urdhri domenikan
Frendo: Unë vij nga një familje shumë besimtare. Ishim 7 fëmijë. Kam humbur babën kur kam qenë 10 vjeç. E di çdo të thotë të jesh jetim dhe i varfër. Kam shembullin e nënës sime që ishte një besimtare. Kam pasur edhe një vëlla tjetër që ishte domenikan. Ka vdekur në Shqipëri si misionar. Kemi qenë bashkë në Durrës