Ngjarje e rende ne Tirane. Katër persona janë plagosur pas një sherri në familje, në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Policia ka bërë me dije se dhëndri ka plagosur me thikë katër persona; bashkëshorten, vjehrrin, vjehrrën dhe kunatën.
Të plagosurit po transportohen drejt spitalit ushtarak dhe ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Paraprakisht dyshohet se shkak i konfliktit të jetë bërë një zënkë mes çiftit te cilet jane ne proces divorci.