Home KRYESORE Ditmir Bushati flet për SMS-të e rënda të vëllait të ministrit Koka

Ditmir Bushati flet për SMS-të e rënda të vëllait të ministrit Koka

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati foli sot për herë të parë për shkëmbimin e mesazheve të forta me Leonard Kokën, vëllain e ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Duke folur në emisionin “Dritare” nga Rudina Xhunga, Bushati tha se nuk ka njohje fare me Nard Kokën.

“Unë mund të kem mesazhe të ndryshme, ndoshta s’kam të njëjtin presion apo intensitet që kanë një pjesë prej kolegëve të mi, që janë në një sektor më strategjik apo më tepër të ekspozuar përballë krimit të organizuar. Por mund tu garantoj se nuk është mesazhi i vetëm, ai mesazh që unë kam marrë dhe nuk më bën asnjë lloj përshtypje. Unë nuk e njoh këtë njeri dhe as do e njoh, deri në ditën e fundit që do të jem në politikë. Sepse unë shpresoj shumë që gjatë kontributit në jetën publike, do të bëj një detyrë edhe për ata që do të vijnë pas meje, edhe për fëmijët e mi por edhe për fëmijët e të tjerëve”, – tha Bushati.

Share: