Home KRYESORE Divorci kthehet në një luftë: Të dy aktorët e famshem akuza të...

Divorci kthehet në një luftë: Të dy aktorët e famshem akuza të rënda për njëri-tjetrin

Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë duke kaluar një betejë të vërtetë gjyqësore teksa secili prej tyre kërkon të mbrojtë në mënyrën e tij fëmijët. Pak a shume modeli shqiptar i dovorcit!

Pas kërkesës së Brad për të shtuar numrin e takimeve me fëmijët, aktorja 41-vjeçare ka vendosur një kusht të ashpër. Ajo kërkon që ish-bashkëshorti t’i nënshtrohet një testi droge dhe alkoli sa herë që të takojë të miturit.

Sipas llogaritjeve të avokatit, kjo do të thotë që rreth katër herë në javë ai duhet të kryejë këtë test.

Nga ana tjetër, Brad akuzon Angelinën dhe avokatët e saj se kanë publikuar informacioni konfidencial për fëmijët. Më herët këtë muaj, mediat zbuluan se ata do takoheshin me një psikolog për shkak të gjendjes emocionale që po kalonin.

Pitt akuzon ish-bashkëshorten pasi sipas tij ajo e dinte dhe madje ka firmosur që këto dokumente të bëhen publike. Ai ka kërkuar nga gjykata që të gjitha dokumentet në lidhje me fëmijët të firmosen dhe të mbeten private.

Share: