Home KRYESORE Dje në kuvend (parlament) u luajt “Luliada”

Dje në kuvend (parlament) u luajt “Luliada”

Nga Ylli Dylgjeri

Tjetër “Iliada” e tjetër “Luliada”… Dje në kuvend u luajt “Luliada”

Deputetët e PD-së nuk muarën pjesë në votimin e “Amendamentit Vasili”, ose ra amendamenti për mos dhënien me konçesion të laboratorëve mjeksor. Amendamenti ra me 60 e ca vota kundra (PS + Çam) dhe rreth 39 (LSI +PD). Amendamenti ra se nuk morri pjesë PD në votim. Amendamenti ra se na e “shpjegoi” z.Lul Basha në TV News 24 arsyen.

Pra dje, u luajt sërisht në Kuvend poema “Luliada”. Ose më thjesht “Luliada” na tha: Unë jam jo vetëm me Sorosin, por edhe me…sorrat, por jo me LSI-në. Kush e i njeh në filozofi këto poema e kupton sa larg qëndrojne në mesazh, në moral, e ne aktrim. Kush e njeh “Iliaden” korr fitoren, kush luan “Luliaden” nuk merr sot as Bathoren!

Ç’tu desh kjo lojë o Lul?

Jetonim te dy në një qytet, dhe shiheshim rrallë e me rrallë… pra ishim të tërhequr. Ishim ne çadrën tonë.

Ti na nxehe dje Lul!

Homeri te Iliada na mësoi të mos e nxehim Akilin.Ti dje…na “vrave” Vasilin.

Share: