Home KRYESORE Drejtësia është prioriteti Nr. 1, ose hajdutet do të thonë ne vazhdimësi:...

Drejtësia është prioriteti Nr. 1, ose hajdutet do të thonë ne vazhdimësi: -“kapni hajdutin”, nga një cikël në tjetrin.

Nga Megi Ajtyresa

Venecia pritet të thotë; – “vetting-u është kushtetues” Nuk kuptoj se ku qëndrojnë hapësirat boshe që japin shkak për diskutim!

Nuk kuptoj as arsyen e ri-vendosjes të reformës për drejtësi në duart e politikës.Tashmë vetting-u i ka “ikur” duarve politike dhe është në instancat më të larta të drejtësisë.Ftesa për ndërhyrjen e politikës më duket absurde.U përfol çuditshëm nga opozita vendimi i drejtë i qeverisë për të mos ridiskutuar çështjen e vetting-ut, si e pritshme, që të gjejnë arsyen për mos-hapjen e negociatave etj etj pa fund, një non-sens i forte logjik ky.

Nëse vërtet besohet kështu, kaloni vetting-un(i pashmangshëm për reformen në drejtësi) dhe pastaj të shikojmë se çfarë do të ndodhi me negociatat por ama askush nuk mund të ndalojë ëndrrën e shqiptarëve në emër të tekave politike, nuk është as e drejtë por as e besueshme për këdo që mund ta dëgjojë.

Nëse e vini në pikëpyetje lidhjen e drejtpërdrejtë mes reformes në drejtësi me hapjen e negociatave atëhere hapini rrugë reformes dhe pastaj përfliteni sa të doni të gjithë situatën tjetër politike, por duhet ti hapni rrugë reformës, kjo është domosdoshmeri.

A nuk është më mirë që reforma në drejtësi të vihet në zbatim?(e fitojme apo jo mundesine e hapjes te negociatave me BE-en)Ju siguroj që 99% e shqiptarëve e duan këtë reformë dhe përpara çdo hapi tjetër duan stabilizimin e drejtësisë.

Një drejtësi e reformuar rrit shpresën.Largon logjiken që drejtësia është pazari më i rendomtë, ku çdo hajdut e kriminel me dy lek nëpër duar mund të blej lirinë e pafajsinë e ku njerëzit e zakonshëm, me apo pa faj ngelin pas hekurave.Këtë duan shqiptarët, kjo është Europa për ne.

Europa si mënyrë jetese dhe jo si zhvendosje e “zinxhirit” kufitar, brënda apo jashtë saj. Sigurisht Europa është “toka e premtuar” për ne shqiptarët, por çdo shqiptarë i ndërgjegjshëm do që brënda Europës të hyjë me dinjitet.

Në emër të së nesërmes duhet ti hapni rrugë reformës në drejtësi edhe për vetë deklaratat bombë që ju bëni për gjithkënd që ka lidhje me një punë brënda qeverisjes, ti çojmë përballë drejtësisë të reformuar dhe në e meritofshin burgun un do jem e para qe do ti them drejtesise BRAVO.

Çdo hajdut i ketij shteti, nder vite, të marri denimin e merituar.Por ju as këtë nuk e doni.A keni shpallur hajdut e kriminel pa fund?Po.Pse nuk lejoni zbatimin e reformës në drejtësi që pikërisht këto njerëz që ju i anatemoni të shkojnë pas hekurave?Kjo është pyetja për të cilën ju “përdridheni” për të dhënë përgjigje.

Nuk mund të përdoret e ardhmja e vendit dhe shpresa e shqiptareve për një Shqipëri më të mirë, për diskurs bosh politik.Çdo të Enjte shfaqet një serial tragjikomik nëpër TV-ët tona, e në fund të “serialit” nuk kupton asgjë.Uluni me këmbë në tokë se na bete për turp ne sy të botës e na turperuat edhe përball vetvetes.

Vetëm grindje, sharje një turp i madh.Argumentoni dreqi e mori, dilni aty për të dhënë alternativa jo sharje.E nëse nuk e beni dot lironi karriget që i mbani për sharje, të tjerëve që kanë alternativa dhe që vërtet duan të bëjnë diçka për këtë vend.Mjaft më, se po na e neverisni edhe token e të parëve.Mjaft më me këtë politikë absurde.

Drejtësia është vija ndarëse mes këtij sistemi bashibuzukësh ne një politikë të re të vendosur me këmbë në tokë. Drejtësia është “çelsi magjik” që ky vënd të futet në rrugën e duhur.

Me apo pa hapje negociatash, ne reforma në drejtësi na duhet. Duhet të rilindi besimi në këtë vënd, përndryshe do vazhdojnë hajdutet të thojnë: -“kapni hajdutin”, nga një cikël në tjetrin.

Share: