Rreth orës 10:25, në rrugën kryesore të bulevardit Vlorë-Skelë ka ndodhur një konflikt fizik midis 4 shtetasve, ku tre kane mbetur te plagosur.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se pranë Kinoteatrit, janë përfshirë në konflikt 4 shtetas, ku konkretisht kanë mbetur të plagosur me mjet prerës 3 punonjës të Shoqërisë Private të parkimit të mjeteve “TISPARK” :
1- E.A., 44 vjeç,
2- F.V., 50 vjeç,
3- Ç.V., 45 vjeç, të tre punonjës të Tispark-ut, me banim në Vlorë, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar, shtetasin me iniciale H.D., 34 vjeç, banues në Vlorë, me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të këtij konflikti.
Dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të bllokimit të gomës së mjetit të autorit të dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.