Home KRYESORE E fundit/ Tenton të vras babain e tij të shtruar në spital,...

E fundit/ Tenton të vras babain e tij të shtruar në spital, ende mister shkaku

Tenton të vrasë babain e tij, në ambjentet e Spitalit, ku ky i fundit ndodhej për trajtim mjekësor. Policia arreston në flagrancë, autorin e ngjarjes.

Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda kundër personit, në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Petrika Ceco, 28 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 05.12.2016, rreth orës 19.30, ky shtetas në ambjentet e Spitalit Rajonal të qytetit të Korçës, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike si edhe ka tentuar të mbytë me një rrip (material sintetik) babanë e tij, shtetasin M.C, 61 vjeç, i cili ndodhej i shtruar në pavionin e Patologjisë, për të marrë ndihmë mjekësore.

Pasi ka kryer këtë veprim Petrika Ceco, është larguar nga vendngjarja.Shërbimet e Policisë menjëherë kanë lokalizuar vendndodhjen e tij (ishte fshehur në banesën e gjyshërve në lagjen nr 1) e më pas kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij, për veprën penale : “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 79/c e 22 të Kodit Penal.

Babai i tij, shtetasi M.C, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se motivi i kësaj ngjarje, mund të ketë qenë një konflikt familjar. Materialet hetimore i kaluan për ndjekje, Prokurorisë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda në Tiranë.

Share: