Qytetet e mëdha në giithë botën po rrisin masat e sigurisë, në prag të grumbullimit të një numri të madh njerëzish për festimet e natës së Vitit të Ri 2017.
Siguria është përforcuar në shumë qytete për shkak të sulmit me kamion më 19 dhjetor në një treg Krishtlindjesh në Berlin që shkaktoi vdekjen e 12 personave, si edhe sulmeve të tjera në vitin 2016.
Kryeqyteti gjerman ka vendosur pengesa betoni dhe autoblinda pranë portës tradicionale të Brandenburgut, për të mbrojtur turmat nga automjetet.
Parisi i anuloi fishekzjarret tek Kulla Eifel përsëri këtë vit, por ato do të hidhen në shëtitoren Champs-Elysees ku janë shtuar masat e sigurisë me ushtarë të armatosur dhe pengesa trafiku.
Në qendër të Londrës, policia e armatosur do të dislokohet për herë të parë në trenat e metrosë. Disa oficerë të armatosur e kanë mbrojtur sistemin e metrosë vitet e fundit, por kjo është hera e parë që oficerë me armë do të udhëtojnë në trena me pasagjerë që shkojnë në sheshin Trafalgar dhe në brigjet e lumit Tamiz për të festuar vitin e ri.
Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut kanë vendosur dhjetëra kamiona të mbushur me rërë pranë grataçelave në Times Square në Manhattan, raporton VOA. Synimi është që ato të jenë si një barrierë mbrojtëse, për mijëra vetët që do të mblidhen për të pare fishekzjarret dhe festimet për Vitin e Ri 2017.
Një ndër festimet e para madhështore për Vitij e Ri do të jetë në Australi, kur 2 mijë oficerë shtesë dhe autobusë që do të pëdoren si pengesa po mbrojnë Portin e Sidneit, ku bëhet një festë e madhe që e arrin pikën kulmore me fishekzjarret që hidhen nga Ura e famshme e Portit./bw/