Home KRYESORE Gjermani, lirohen kosovarët e arrestuar për terrorizëm, por asnjë ndjese qe u...

Gjermani, lirohen kosovarët e arrestuar për terrorizëm, por asnjë ndjese qe u njollos emri i Kosovës!

Dy vëllezërit me origjinë nga Kosova, të cilët u arrestuan në Dusiburg të Gjermanisë nën dyshimet se po përgatisnin një sulm terrorist, janë liruar nga autoritetet!

Policia lokale ka deklaruar se ata janë liruar për shkak se, përkundër hetimeve intensive, dyshimet për përkatësinë e tyre në organizatë terroriste nuk janë konfirmuar!

Gjithashtu, hetuesit kanë konstatuar se nga shqyrtimi i të dhënave të deritanishme, ata nuk paraqesin ndonjë rrezik për sulme të mundshme.

Dy kosovarët, 28 dhe 31 vjeç, u arrestuan dy ditë më parë në pjesën Marxloh të Duisburgut, pas paralajmërimeve të organeve të sigurisë se mund të kryenin sulme në një qendër tregtare në Oberhauzen.

Por, pas hetimeve të kryera, ka rezultuar mes të tjerash se dy vëllezërit nuk kanë asnjë lidhje me atentatorin e Berlinit, Anis Amri, që mbeti i vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë në Itali.

Megjithatë, ministri i Brendshëm i landit Renania Verirore-Vestfalia, Ralf Jäger ka lavdëruar punën e policisë, “e cila ka vepruar shpejt dhe me vendosmëri”!

Por asnje ndjese publike nuk u be per faktin se u njollos emri i Kosoves dhe i te gjithe shqiptareve te Kosoves! Ne memorien kolektive te Europes mbetet qe ata ishin nga Kosova dhe Kosova mund te përcjelle njerëz te tille..

Kjo eko mban gjate dhe e vuajne te gjithe shqiptaret e Kosoves, por edhe te trevave te tjera shqiptare qe jetojne dhe punojne ndershmerisht ne vendet e Europes dhe ne Gjermani

Kjo nuk duhet lejuar nga autoritet e Kosoves te cilat kane qene shume bashkëpunues kundër terrorit me baze fetare me autoritet ndërkombëtare.

Share: