Home KRYESORE Gruevski pritet të mandatohet për formimin e qeverisë së re në Maqedoni

Gruevski pritet të mandatohet për formimin e qeverisë së re në Maqedoni

Rezultatet e rivotimit ne komunën e Tearces nuk kane ndryshuar asgje ne ndarjen e mandateve pas zgjedhjeve te 11 dhjetorit. Edhe pse LSDM-ja mori 245 vota kundrejt 149 te VMRO-se, ato ishin te pamjaftueshme per t’i dhënë Zoran Zaevit deputetin e 50-te dhe per te barazuar shifrat e partine e Gruevskit.

Tani sipas Kushtetutës, ky i fundit do te marre nga presidenti Ivanov mandatin per formimin e qeverise se re. Por nje gje e tille pritet te ndodhe ne fillim te vitit te ardhshëm, pas konstituimit te parlamentit te ri.

Ne legjislaturën e re, VMRO-DPMNE do te kete 51 deputete, LSDM 49, BDI-ja 10, lëvizja BESA 5, Aleanca per Shqiptaret 3 dhe PDSH-ja 2 deputete.

Me certifikimin e rezultatit nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor kjo periudhe festash do te shërbeje per negociata intensive mes forcave politike per arritjen e nje marrëveshje per qeverisjen.

Shqiptaret do te jene përcaktues ne formimin e qeverise se re, por partitë politike deri tani jane shprehur te rezervuara, duke lene te hapura te gjitha opsionet e bashkëpunimit.

Nuk do ishte keq te perzgjidhnin nje qeveri te re me Zaev dhe te kishm dy gjuhe zyrtare ne Maqedoni dhe te kerkonin edhe karakter federal ne kete republike ish Jugosllave.

Share: