Nga Klodian Tomorri
Skandali i paprecedente me manipulimin e dokumentave zyrtare nga Euralius eshte nje goditje e rende per besueshmerine e zyres se Bashkimit Europian ne Shqiperi. Por ajo qe e ben me te rende eshte fakti se ky nuk eshte nje rast i izoluar.
Prej kohesh, misioni i BE-se ne Tirane e ka humbur paanshmerine politike. Por sot ai i ka vene vetes nje damke edhe me te madhe. Ate te tentatives se mashtrimit te nje vendi sovran.
Ndoshta ka ardhur koha qe ambasadorja e Bashkimit Europian te marre persiper pergjegjesite institucionale. Nuk eshte rastesi qe nen drejtimin e saj, ambasada e Bashkimit Europian ne Shqiperi eshte perfshire ne skandale me nje intensitet qe do ta kishin zili edhe institcionet me zullumqare te Shqiperise.
Ka disa raste kur heshtja flet shume. Ajo e Vllahutinit sot kumbon. Ne Europen, qe zonja Vlahutin perfaqeson, ne skandale si keto, doreheqja eshte reagimi me minimal. Por sic thote kolegia Desada Metaj, ajri, uji ose ndonjë çorbë e gatuar në Shqipëri duhet të kenë veti krejt të veçanta tek të huajt që jetojnë relativisht gjatë këtu.
Nje veti qe i ben ata gjithmone e me pak te ngjashem me zyrtaret europiane, por gjithmone e me shume te ngjashem me politikanet shqiptare.