Home KRYESORE Horoskopi, 15 dhjetor 2016

Horoskopi, 15 dhjetor 2016

Dashi

Janë shumë planetë në lëvizje, çka përcakton edhe një farë paqëndrueshmërie gjatë ditës së sotme, që në aspektin ekonomik mund të jetë jo edhe aq pozitive, me gjithë mbështetjen e Jupiterit.

Demi

Edhe të lindurit e kësaj shenje do të përfshihen në ‘vorbulla” virtuale lëvizjesh planetare, të cilat, gjithsesi do të jenë pozitive, e nga kjo duhet të përfitoni. Erosi duket në rënie.

Binjakët

Ju ka “kthyer paksa krahët” ylli juaj Mërkuri, por ja ku ja mbërrin Dielli që jo vetëm ju ripërtërin forcat me energjitë që sjell, por me dritën e tij do të ndriçojë edhe skutat më të errëta të mendjes.

Gaforrja

Pas një zhgënjimi që ka lënë jo pak gjurmë në shpirtin tuaj, duket se ka ardhur momenti i “Triumviratit” Mars-Afërditë-Jupiter”, që ju jep në dorë një “As” dhe ju bën fitimtarë.

Luani

Do të jeni nën ndikimin e disa planetëve që janë në kontrast me njëri-tjetrin, si: Mërkuri dhe Afërdita, që do t’ju nxjerrin jo pak pengesa gjatë aktivitetit tuaj. Një dilemë ju bren vazhdimisht.

Virgjëresha

Për ju që i përkisni kësaj shenje, është pikërisht kontrasti Mërkur-Afërditë ai që do të sjellë një shkundje për të cilën keni aq shumë nevojë. “Zgjohuni” sa jeni në kohë dhe shihni realitetin në sy.

Peshorja

Duke programuar më mirë ditën tuaj, me siguri që do të arrini të realizoni të gjitha objektivat dhe angazhimet tuaja, por duhet të jeni pak më sistematikë. Reflektoni pak për dashurinë.

Akrepi

Ndoshta ngaqë gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet, ndoshta ngaqë kuadri yjor në të cilin do të ndodheni është shumë “i errët” dita e sotme do të jetë nga ato që duhen harruar sa më shpejt.

Shigjetari

Në përgjithësi kuadri yjor do të paraqitet pozitiv për ju, por mos harroni se që të pretendoni që të tjerët të bëjnë atë që doni ju, duhet t’i përmbaheni edhe ju premtimeve tuaja.

Bricjapi

Do të jeni nën “egidën” e shumë planetëve pozitive prandaj duhet të përfitoni e të tregoheni të gatshëm për të kapur momentin e përshtatshëm. Sa pasion që sjell Hëna sot në dashuri!

Ujori

Ngado që ta vërtitni, nuk mund t’i shpëtoni dot sot “stuhisë” qiellore, që me Marsin agresiv e “zemërak” do t’jua mbajë nervat të tendosura. Vetëm Hëna mund të sjellë pak paqe në shpirtin tuaj.

Peshqit

Dielli nga pozicioni i Binjakëve duket se e mban hapur “një sy” edhe për ju që i përkisni kësaj shenje, e që do të gëzoni me siguri mbështetjen e yllit të jetës. Mirë fusha sentimentale.

Share: