Home KRYESORE Horoskopi, 16 dhjetor 2016

Horoskopi, 16 dhjetor 2016

Dashi

Mërkuri në shenjë mund të bëjë që sot të ndryshoni diçka në programin tuaj ditor. Bëni kujdes në raportet me të tjerët, sidomos në sferën profesionale, pasi një gabim mund t’ju kushtojë shumë.

Demi

Më në fund duket se problemet tuaja financiare janë drejt zgjidhjes. Nga ana tjetër Hëna ndikon pozitivisht në afrimet shoqërore dhe në sentimentet tuaja. Momente emocionuese me partnerin.

Binjakët

Mërkuri dhe Marsi mund të përshpejtojnë efektet pozitive të Jupiterit dhe t’ju sjellin sodisfaksione të shumta (në punë, dashuri, financë). Është momenti i duhur për të menduar projekte të reja.

Gaforrja

Një lloj nervozizmi do të karakterizojë ditën e sotme. Një problem i vogël familjar do të tendosë më tepër nervat tuaja dhe t’ju çojë drejt një reagimi të ekzagjeruar. Tregohuni më të ekuilibruar.

Luani

Sot pritet të jeni ju më të privilegjuarit e yjeve. Mërkuri dhe Marsi do stimulojnë cilësitë tuaja më të mira, ndërsa jeta private do të intensifikohet nëpërmjet njohjeve të reja që do të bëni.

Virgjëresha

Pozicioni i ri i Afërditës në shenjë ju sjell një lehtësim të madh. Tensionet e kohëve të fundit do të vijnë duke e zbehur. Në punë gjërat fillojnë të përmirësohen. Moment magjik edhe për dashurinë.

Peshorja

Mundohuni të programoni më mirë ditën tuaj, në mënyrë që të arrini të realizoni projektet tuaja. Jeni të impenjuar në shumë drejtime, por kjo nuk do të thotë aspak të lini pas dore familjen.

Akrepi

Jeni ca nervozë herë-herë polemikë, e kjo ndoshta për shkak të një Hëne “agresive” në shenjë. Aftësitë e padiskutueshme profesionale kanë tërhequr vëmendjen e personave të rëndësishëm.

Shigjetari

Do të jeni të impenjuar në shumë drejtime dhe në më shumë se një rast do të keni në dilemë se cilit prej tyre duhet t’i jepni përparësi. Para se të ndërmerrni një veprim mendohuni mirë.

Bricjapi

Hëna dhe Afërdita ju mbështetin në planin sentimental duke ju risjellë harmoninë në raportet me partnerin. Në fakt është toleranca juaj ajo që do të sjellë një frymë të re në raportet me të tjerët.

Ujori

Marsi dhe Saturni krijojnë “tensione” të reja, prandaj sot zor se mund të “flitet ne ju”. Megjithatë, pavarësisht nga kjo, humori juaj do të jetë në lartësinë e duhur dhe nuk do t’ju mungojnë batutat.

Peshqit

Me një kuadër yjor pozitiv sot do të keni shumë shanse për të arritur një objektiv të synuar prej kohësh. Më mirë hapjani zemrën se sa t’i mbyllni derën një miku të vjetër.

Share: