Dashi
Kuadri yjor sot flet shumë pozitivisht për ju, sidomos në aspektin ekonomik dhe në atë të punës në përgjithësi. Raportet me partnerin pritet të intensifikohen edhe më shumë në ditët e ardhshme.
Demi
Edhe pse Afërdita e ka zbehur disi ndikimin e saj pozitiv, do të vazhdoni të jeni të asistuar prej saj. Vetëkontrolli duhet të jetë në maksimum pasi mund të ketë momente të komplikuara gjatë ditës.
Binjakët
Mërkuri sot në një orbitë harmonike do të jetë ylli juaj i mirë në të gjitha aspektet e sektorit ku punoni. Gjithashtu, edhe raportet me partnerin janë në një moment vërtet të mrekullueshëm.
Gaforrja
Duke pasur parasysh pozicionin e yjeve, periudha që po kaloni nuk duket edhe aq e mirë, por duhet të tregoni shumë kujdes, për të mos rënë në pozitat e viktimizimit. Priten ditë më të mira.
Luani
Me Diellin në shenjë energjitë dhe përqendrimi do të jenë në maksimumin tuaj, duke ju dhënë mundësinë të përparoni nga ana profesionale, duke sugjeruar ide dhe projekte të reja. Mirë dashuria.
Virgjëresha
Afërdita në një ditë vërtetë të tensionuar, do të luajë një rol të dorës së parë në përmirësimin e raporteve në planin sentimental. Sa për punën, duket se keni aq shumë, sa nuk keni kohë për gjëra të tjera.
Peshorja
Pozicioni aktual i Mërkurit në shenjë, duket se do të jetë mjaft i përshtatshëm për të gjithë ju. Sektori ekonomik pritet të fuqizohet si rezultat i parave që do të hyjnë në arkën tuaj.
Akrepi
Në momente kur situata nuk është aspak e favorshme, kërkohet përqendrimi maksimal në punë dhe në fushat e tjera të jetës. Afërdita pozitive është një garanci më shumë për sektorin e erosit.
Shigjetari.
Sot do të keni aq shumë punë, sa që në momente të caktuara nuk do të dini nga t’ia filloni, prandaj bëni kujdes për të evituar konfuzionin. Disi konfuze situata edhe në planin sentimental.
Bricjapi
Mjafton Afërdita e mirë në shenjë, për të bërë që të paktën në fushën sentimentale, gjërat të shkojnë ashtu siç dëshironi. Një lajm i papritur që ju vjen mund të bëjë të ndryshoni programim.
Ujori
Në përgjithësi shenja juaj dominohet nga yje që stimulojnë së tepërmi anën profesionale, çka do të thotë se për punë nuk keni pse të qaheni. Shumë të impenjuar në raportet ndërpersonale.
Peshqit
Sot duhet të tregoheni të vëmendshëm, e çka është më e rëndësishmja për ju, të mos jeni edhe aq konfidencialë më të parin që hasni në rrugë. Dialogu mund të zgjidhë të gjitha problemet me partnerin.