Home KRYESORE Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në Tiranë, me fyt të prerë...

Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në Tiranë, me fyt të prerë dhe me një thikë në dorë

Një person është gjetur pa jetë nga kalimtarët në zonën e Brrylit në Tiranë, ndërsa zbulohet se trupi i përket Hekuran Zeqos 71 vjeç

Trupi i tij është gjetur pranë lumit të Lanës, ndërsa paraprakisht mendohet se viktima ka bërë vetëvrasje pasi është gjetur më fyt të prerë dhe me një thikë në dorë.

Trupi i viktimës rreth të 70 është gjetur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:35 në afërsi të një banke të nivelit të dytë. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share: