Nga Sorina Koti*
Kush do jete “Klienti” i Bashkise Korce per parcelat me qera?!
Sot shumica socialiste ne Keshillin Bashkiak Korce miratoi dhenien me qera te dy parcelave toke bujqesore ne njesine administrative Bulgarec.
Ky vendim bie era klientelizem. Justifikimi se kjo behet per te shtuar te ardhurat ne buxhet nuk qendron. Pse bashkia nuk ben inventarin e plote te tokave qe mund te jepen me qera? Pse nje vendim vetem per keto dy parcela?
Nqs duam me shume te ardhura dhe nqs vertet nuk duam qe tokat te mbeten djere, pse nuk miratohet nje liste e plote? Do kishim me shume te ardhura. Pse nuk behet nje fushate informuese dhe sensibilizuese per fermeret qe te garojne dhe te zgjerojne fermat e tyre me tokat qe kane afer? Do kishim me shume te interesuar, me shume gare per cmim me te larte, dmth me shume te ardhura.
Ky vendim bie era klientelizem dhe shume shpejt do te shikojme se ne ankand do paraqitet vetem nje oferte me cmim minimal. Duket se kjo behet qe buxheti te mare fare pak te ardhura financiare dhe klienti te na e shperbleje me shume financime ne zgjedhje.
Kjo eshte Bashkia e “madhe” e Korces. Transparence zero, vendime klienteliste…
* Sorina Koti eshte anetare e Keshillit Bashkiak te Korces per PD