Home KRYESORE Kreu i antimafias së Leçes: Nga Shqipëria po vjen sasi më e...

Kreu i antimafias së Leçes: Nga Shqipëria po vjen sasi më e madhe droge

Kapja në brigjet Italiane e sasive të mëdha të lëndeve narkotike ka sjellë në Tiranë Kryeprokurorin e Antimafias së Leçes, Cataldo Motta. Prokurori italian ka zhvilluar takime me krerët e Lartë të hetimit dhe Ministrisë së Brendshme ndërsa gjatë një prononcimi kërkoi që fenomeni të luftohet më shumë më Shqipëri.

Sekuestrimi në brigjet italiane te sasive të mëdha të lëndëve narkotike te nisura nga Shqipëria, kanë sjelle ne Tiranë kreun e Antimafias në Leçes, Cataldo Motta. Pasi ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla, Motta është ndalur më gjatë me prokurorët e krimeve të rënda dhe me kreun e saj Besim Hajdarmataj, ku mësohët së është diskutuar edhe per çështje konkrete të hetimeve te përbashkëta Në një prononcim per mediat nga Prokuroria e Përgjithshme kreu i antimafias së Leçes është shprehur se për të pasur sasi më të vogël të drogës që mbërrin në Itali duhet që fenomeni të luftohet në Shqipëri.

Cataldo Motta, Prokuori i Antimafias së Leçes: Janë kapur sasi të mëdha kanabisi në brigjet italiane. Ky fenomen duhet që të luftohet më shumë. Bashkëpunimi është i nevojshëm. Kemi bërë një verifikim për çështjet që lidhen me prokuroritë e dy vendeve. Hetimet do të vijojnë.

Motta nuk ka pranuar të flasë për çështje të veçanta që janë nën hetim, siç është çështja e avionit të rënë në Ishëm që drejtohej nga italiani Guido Guidi. Një ditë me parë prokurori i antimafias së Leçes është takuar eedhe me Ministrin e Brendshem Sajmir Tahiri e edhe në këtë takim mësohet se është venë theksi në bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar./ora news

Share: