Home KRYESORE Lajmi i fundit / Aritmi kardiake, Berlusconi shtrohet në spital

Lajmi i fundit / Aritmi kardiake, Berlusconi shtrohet në spital

Mëngjesin e sotëm Silvio Berlusconi është shtruar në spitalin “San Raffaele” të Milanos. I shoqëruar nga mjeku i tij personal, Alberto Zangrillo, ish-kryeministri i Italisë do t’i nënshtrohet disa testeve mjekësore për shkak të një aritmie kardiake që e ka shqetësuar ditët e fundit.

Sipas asaj që shkruan “Repubblica”, informacionet e para për shëndetin e presidentit të Milanit nuk janë shqetësuese dhe në fund të ditës, analizat do të kenë përfunduar.

Pas ndërhyrjes në zemër në muajin qershor, ku Kavalieri rrezikoi seriozisht jetën, gjendja e tij ka ardhur duke u përmirësuar, pavarësisht se shqetësimet e vogla nuk kanë munguar. /360grade.al

Share: