Home KRYESORE Lubonja ambasadorit Lu: Reforma në drejtësi nuk do japë fryte

Lubonja ambasadorit Lu: Reforma në drejtësi nuk do japë fryte

Analisti Fatos Lubonja është vendosur ‘përballë’ ambasadorit amerikan Donald Lu sonte.

Në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News24, Lubonja tha se reforma në drejtësi nuk do të japë frytet për të cilat flet ambasadori Donald Lu.

Ai madje u shpreh se ambasadori e njeh realitetin shqiptar siç e njeh gjuhën shqipe.

“Ambasadori amerikan Donald Lu e njeh realitetin këtu, njësoj siç njeh gjuhën shqipe. Reforma në drejtësi nuk pritet të japë frytet që thotë diplomati i huaj. Nga një vresht i kalbur nuk mund të dalë një verë e mirë. Kjo reformë është vetëm në letër. Edhe pas reformës e njëjta gjë do të ndodhë”, theksoi Lubonja.

Share: