Deputeti i larguar nga Partia Socialiste Ben Blushi ka folur me shifra duke treguar se sa është borxhi që ka çdo shqiptar nga luksi i shfrenuar i Qeverisë. Sipas Blushit, 1.5 miliardë Euro që janë marrë borxh nga Qeveria, janë investuar për zyra, mobilje, fasada. Ky borxh i shfrenuar ka rritur me 482 Euro borxhin e çdo qytetari, thotë Blushi, duke e çuar shifrën në 2630 Euro në total.
Statusi i Ben Blushit në Facebook:
CDO SHQIPTAR KA 2630 EURO BORXH.
Në tre vitet e fundit kam folur shpesh për rritjen e borxhit publik. Qeveria ka marrë shumë borxhe për arsye të papërligjura. Deri më sot asnjeherë nuk është bërë e ditur, se ku kanë shkuar afro 1 miliard e gjysëm euro që janë marrë hua. Kryesisht janë kthyer në zyra, mobilje, tapiceri, pllaka,fasada, stadiume,pishina, kulla dhe luks primitiv. Seciili prej nesh sot paguan me shumë borxh se tre vjet më parë. Nëse ne vitin 2013 cdo shqiptar e kishte pjesën e vet te borxhit 2148 euro, sot e ka 2630 euro.
Kjo do të thotë se në tre vjet secilit i është rritur borxhi me 482 euro. Natyrisht rritja e pagave dhe pensioneve nuk është 482 euro për frymë. Ky është bilanci ekonomik i Rilindjes. Me para borxh blejmë manikyrin para sapunit. Edhe një femijë që lind sot duhet te paguajë 482 euro për manikyrin e Rilindjes!