Ka qenë i qëllimshëm zjarri masiv që ra mbrëmjen e kaluar në një parkim makinash poshtë një pallati pranë sheshit Willson në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22.30.
Tre automjete janë shkrumbuar nga flakët ndërsa njëra prej tyre i përkiste këngëtarit Flori Mumajezi. Burime nga policia thanë se nga kamerat e sigurisë është parë një person rreth të 30-ave të hyjë në parkim me dy bidonë që dyshohet se kanë qenë me benzinë.
Ai e ka derdhur benzinën mbi makinën e Mumajezit dhe është larguar.