Home KRYESORE Miranda Haxhia Marsela Toshit: Une jam me ty dhe me te gjitha...

Miranda Haxhia Marsela Toshit: Une jam me ty dhe me te gjitha grate e pambrojtura

E dashur Marsela Toshi,

Askush nuk eshte prane teje, por te gjithe hedhin balte mbi ty. Sikur te ishe nje statuje e papelqyeshme per shijet estetike te njerezve.

Une jam me ty, pikerisht ne diten me te veshtire te jetes tende.
Jam me ty, me nenen tende, me brengat e gjithe jetes tende te veshtire.

Pa te njohur, te respektoj. Ti ke te drejte te punosh kudo, te jesh kameriere, banakiere, shitese, te jesh edhe prostitute. Perseri te respektoj, sepse eshte zgjedhja jote. Ndershmeria jote me duket me e qashter nga prostitucioni i padukshem qe ka mberthyer dhjetra zonja e zoterinj qe, mbajne vendin e punes, shpifin, njollosin e perçudnojne çka eshte e dukshme, thjesht per te gjetur bërsitë e mjaftueshme ndaj kurvërisë se tyre.

E di qe shpirti yt eshte bere cope e çike per dy djemte qe iken me gjith endrrat e mbytura prej nje babai kriminel.

E di qe dheun siper varrit te tyre do doje ta germoje me thonj e mish per t’u futur vete brenda asaj zgafelle te lemerishme.

E di qe te ushtojne veshet nga zerat e mjere te femijeve te pangopur me buke.

Ti je nene, po aq sa une, tjetra, tjetra. Ndaj te kuptoj mjaft mire.
Nje mama per femijet ben te paimagjinueshmen. Shet gjakun, trupin, kockat.

Dhe me vjen ndoht nga mediat qe te sulen si bisha e fuqishme kërmës.

E dashur Marsela Toshi,

Mbahu e forte, thjesht per te kujtuar sa me gjate ato pak gezime qe u dhe. Je vetem 24 vjeç! Si ndonje plake 100 vjeçe!

Te respektoj, sepse ti nuk i mbyte femijet e tu. I solle ne jete, ndryshe nga dhjetra qe i abortojne qe ne bark.

E respektoj memen tende se te mbajti ty. Nuk te mbyti.

Ndoshta nga gjithe kjo tragjedi, ti dole me e humbura. Sepse po jeton pas vdekjes se femijeve te tu.

Ndaj te gjuajten ‘me gurët’ e prostitucionit te mentalitetit te tyre.
Une jam me ty dhe me te gjitha grate e pambrojtura.

Share: