Përfshihet nga flakët apartamenti në katin e dytë të një pallati në zonën e Unazës së Re.
Zjarri shpërtheu rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, duke vënë në panik tre vajzat që banonin në të dhe gjithë bamorët që dolën jashtë nga frika.
“News 24” raporton se njërës nga vajzat, i është dashur të kapërcejë nga ballkoni për t’i shpëtuar djegies. Ajo pësoi fraktura në këmbë gjatë hedhjes nga ballkoni i saj te ai i fqinjëve dhe ra në këmbë dhe u dërgua për mjekim në QSUT.
Zjarri që ra në orët e mesnatës dyshohet të ketë ardhur si pasojë e harresës së një karikuesi telefoni në prizë, por ende vijojnë hetimet që do përcaktojnë edhe shkakun.
Flakët dhe tymi ishin aq të mëdha sa në vendngjarje shkuan 4 makina zjarrfikëse, të cilët bënë edhe evakuimin e të gjithë banorëve të pallatit.
Për t’ju ardhur në ndihmë banorëve në vendngjarje shkuan edhe dy ambulanca, si dhe forcat e policisë.
Bëhet me dije gjithashtu se vajza që kapërceu nga ballkoni i apartamentit të saj tek ai i fqinjëve, pati fraktura në këmbë dhe u dërgua për mjekim në QSUT./lapsi.al