Home KRYESORE Ne Vlore komikja dhe e shemtuara vene paralel!

Ne Vlore komikja dhe e shemtuara vene paralel!

Nga Welcome to Vlora Albania

Ky eshte holli i Teatrit “Petro Marko” ne Vlore. Ky nuk eshte busti i Petro Markos, ky eshte busti i Albano Karizit, artistit Italian ne nder te te cilit u organizua sot nje koncert ne Teatrin e qytetit tone! Aty ku shihni Albanon ne fakt qendron cdo dite i madhi yne Petro Marko, por sot e kishin hequr, nuk ishte aq dinjitoz sa Albanua dhe holli kishte rastisur i vogel t’i mbante te dy, prandaj e hoqem fare Petro Markon dhe vume Albanon.
Kjo ishte pjesa e humorit!

Pjesa e shemtuar eshte pikerisht zhvleresimi qe u bejme simboleve tona, servilosja pa kut e kriter ndaj kujtdo, servilosje deri ne grotesk e per me teper eshte deshmi e qarte sa shume ju jemi shmangur ca vlerave si dinjiteti dhe karakteri!

Ne fakt Petro Marko nuk ka shume nevoje ta nderojne mediokrit e kultures ne Vlore, por po te ishte gjalle do ndiente keqardhjen me te madhe per kete shthurje morale te vlonjatit te sotem!

Ky eshte nje turp, turp qe i behet artit ne Vlore! Ju bej thirje shoqatave te artisteve, shkrimtareve dhe poeteve te Vlores te reagojne! Minimalisht te kerkohet shkarkimi i drejtorit te Teatrit “Petro Marko”

Share: