Home KRYESORE Nga Sarajeva në Ankara dhe rreziku i një lufte botërore

Nga Sarajeva në Ankara dhe rreziku i një lufte botërore

Ilir Demalia

Vrasja e ambasdorit rus sot në Ankara do të ndryshoj drastikisht të gjitha hartat gjeopolitike, diplomatike të Europës. Europa ka kohë që ka dështuar jo vetëm si nje familje e përbashkët europiane, jo vetëm si bashkëjetese multikuturaliste, jo vetëm si nje sistem ekonomik i përbashkët, jo vetëm si një sistem politik, diplomatik i përbashkët por edhe si humanizëm i përbashkët që tashmë qartësisht është vetëm një demagogji OJQ-sh.

Fashizmi ekonomik ka kohë që ka filluar si instalim edhe në Amerike gjë që e kallzoj më së miri ardhja e Trump si president dhe emrimet e kabinetit tij, ku shquhet emërimi e sekretarit shtetit Rex Tillerson si ish CEO i EXXON Mobile dhe njeri i afërt i Vladimir Putin, tregon qartësisht; se nuk ka më ideologji ndarse, demokracitë janë vënë ne pikpyetje sikur ndonjëhere, interesat e manjetëve nuk njohin kufij shkatrrimi për të “ndërtuar” për interesat e tyre nesër.

Jemi në prag Krishtlindjesh pamjet ne Aleppo janë më të tmerrshme se ato të luftes I e II botërore, bota, politika, diplomacia, Vatikani pregatiten për peshqeshet dhe lutjet e krishtlindjeve, ndërkohe zjarri u ndez sot ne Ankara. Mos u çuditni nesër se do të jetë shume vonë kur Aleppon ta shikoni në mes të Europes. Kështu nisi fashizmi, nazizmi, komunizmi.

Po ne Shqiptaret ku do të jemi kur nuk dimë ku jemi vetë e ndërmjet vetit?…

Share: