Home KRYESORE Noizy bën të fortin, policia e mban 6 orë në komisariat

Noizy bën të fortin, policia e mban 6 orë në komisariat

Policia e Durrësit ka ndaluar për disa orë këngëtarin Noizy, i cili është kapur duke udhëtuar me makinën e tij, por pa patur me vete lejen e drejtimit, patenten.

Vec kësaj pas verifikimit të targës, policia konstatoi se ai kishte shumë shumë gjoba të pashlyera dhe për këtë ka bërë shoqërimin e tij në komisariat.

Raportohet qe këngëtari kundërshtoi dhe i ka dhënë gaz makinës duke u larguar me shpejtësi. Policia i është vënë pas derisa e ndaloi.

Ja më poshtë njoftimi i plotë i policisë për këtë ngjarje:

Policia e Durrësit ka zbardhur detaje nga ndalimi i këngëtarit. Komisariati i Policisë Durrës filloi procedimin penal në ngarkim të shtetasit Rigers Rajku 30 vjeç, banues në Durrës. Më datë 16.12.2016, në segmentin rrugor Ura e Dajlanit-Plepa, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 517 MT, është ndaluar nga Efektivet e Qarkullimit Rrugor.

Uniformat blu i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit dhe nga kontrolli u evidentua se nuk kishte leje drejtimi me vete dhe gjoba të papaguara.

Në vijim i është dhënë urdhër që të shoqërohet në ambientet e Komisariatit, (deri në momentin që ndonjë person të sillte lejen e tij të drejtimit dhe të paguante gjobat), por ai nuk i është bindur punonjësve të policisë dhe është larguar së bashku me mjetin.

Menjëherë Efektivet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij së bashku me mjetin në Komisariat.

Mjeti është sekuestruar. Pas kryerjes së veprimeve procedurale materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”parashikuar në nenin 242 të Kodit Penal.

Share: