Home KRYESORE Olta Gixhari fshin nga kujtesa të dashurin, por ja çfarë tregon 23-vjeçari...

Olta Gixhari fshin nga kujtesa të dashurin, por ja çfarë tregon 23-vjeçari për të

Historia e aktores Olta Gixhari me të dashurin 23-vjeçar Xhek Nasufi, u fol se mori fund në fillim të verës, edhe pse dukej të ishte një lidhje e bukur.

Të paktën kjo kuptohej nga fotot në rrjetet sociale, sepse askush prej të dyve nuk e konfirmoi publikisht lidhjen. Madje, aktorja, edhe pas publikimit të fotove, vijonte të thoshte se është ende single.

As për ndarjen nuk foli askush, derisa ishte vetë Olta, e cila, pak ditë më parë, e ftuar në programin “Rudina”, tha se kishte probleme me kujtesën afatshkurtër dhe se nuk e mbante mend nëse kishte qenë e lidhur pak kohë më parë. Por tha se është vetëm dhe aspak e lumtur për këtë.

Ndërkohë që Olta vijon suksesin me shfaqjen e saj të fundit në Teatrin Kombëtar “Opera për tre grosh”, ish i dashuri, Xhek Nasufi, nuk ka bërë as më të voglin ndryshim në profilin e tij social.

Nëse në fotot e Oltës nuk gjen më foto me Xhekun, në profilin e këtij të fundit vazhdojnë të jenë fotot me aktoren. Fotografitë romantike që u shpërndanë me shpejtësi në të gjitha mediat dhe portalet më shumë se një vit më parë, vijojnë të jenë edhe në profilin e 23-vjeҫarit, që me gjasë ka qenë në një lidhje dashurie me Oltën, që, për fat të keq nuk zgjati shumë/360grade.al

Share: