Home KRYESORE Osman krunde, hyqymeti mysafir

Osman krunde, hyqymeti mysafir

Nga Lis Bukuroca
Sot pashai i Vilajetit të Kosovës, Hashim Turshi, u nis me teneqe fluturuese “turkish air”, nga Havalimani i Arnautistanit dy, për t’u bërë mysafir i sulltanit, Erdoani i Parë.
Brenda teneqes i bënë shumë sajgi me kafe turke, pastaj çaj rusi me selame putineske, gjersa një hanëme, qëndronte para tij duke i mbajtur gazetë hapur, ku ai lexonte artikullin e Davutolus “Arnautistan, birinxhi osmankrunde.” Pashai i Vilajetit ruante një çehre bajagi të sarit dhe kishte varë surratin si teslim insan.
Sapo doli nga teneqeja fluturuese, u fut në një hyxhymllamarinë, por pas një çerek sahati, u ndal në xhade. Aty kardash mileti e përshëndeti me duar në ajër. Pashai hapi penxheren dhe u tha të mos merakosen për miletokracinë. Se baba Sulltani, do t’i çojë në hapsane krejt besheretat, çdo teveqel, gjithë buadallenjtë, krejt dilenxhitë, krejt azganat, çdo rrospi dhe befasisht doli jashtë dhe bërtiti: “Ata që në Turqi janë jokinsan, në Kosovë janë hiçinsan!”
Mileti u tërhoq nëpër shtëpi i qetësuar dhe i bindur se demokracia, nuk mund të rrezikohet më dhe se sulltani, kishte gjetur ilaçin për hasmit në politikë.
Pas disa dakikave, Hashim Turshi, iu afrua sarait. Në koridor hyri në një përpjetsendali dhe në katin e e nëntë, takoi sulltanin. Kur e pa atë të buzëqeshur, iu dridhën këmbët dhe desh i ra të ballaist nga lezeti. Duke ecur ngadalë nëpër hajat llafosën pak për sagllëkin e Kosovës së Mërdhiftë dhe duvarin e ndërtuar nga Sirbistani.Me të hyrë në odë, mbyllën kapixhikin pas vete dhe ulën në sendali të buta. Erdoani i I, nisi muhabetin për tullusum insanin.
– “Sikimi Gylen”, tha ai.
– “Sikimi!”, bërtiti Hashimi Turshi dhe pasi u ngrit, vuri grushtin në tëmth.
– “Tyrli surrat bre hedepsuz e domuz insan!”, piskati Erdoani i I.
– “Valla, bela, katran domuz e kaçak insan!”, murmuroi pashai i Vilajetit të II, Hashim Turshi duke i rënë tryezës me grusht.
– “Dushman Oksident, po armatos xhenem shejtanët!”
– “Dushman bre, birinxhi Putin”, bërtiti Turshi. “Na ka mbyllur kapinë nga jashtë! Sikimi Oksident!”
-Në këtë çast hynë brenda katër hyzmeqare dhe sollën dy bukë, arnaut fasule me mish qengji, sytliash dhe bakllava. Pas darke, në aksham ata bitisën muhabetin sekret dhe kur u hap kapija, hynë brenda shumë efendi dhe pashai i Vilajetit, u ngrit dhe foli:

” Zinginë tatli, në Vilajetin tonë mund të blini ndërmarrje me fiat shumë të lirë. Lezetin më të madh që ka mileti im, janë investimet hallall. Ejani ju lutem! Ne ju presim ! Ata u ngritën dhe duartrokitën, kurse sulltani, e përqafoi si evlad dhe i premtoi se në Hagë, do ta vizitojë sa herë t’i kujtohet mbetja osmane.

Share: