Qarkullimi i masave ajrore me origjine Lindore do të ndikojë sërish në vendin tonë mot të kthjellët, por shumë të ftohtë. Zonat më të ftohta do të jenë në verilindje dhe juglindje të vendit.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër zonën malore duke lënë në ndikimin e kthjellimeve bregdetin dhe zonat e ulëta. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të motit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të ulëta në të dy vlerat ekstremale të ditës, në zonat malore deri në –9 gradë C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim i ulët.