Kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të karakterizojnë motin në zonat veriore e qendrore ndërsa me mot të kthjellët do të paraqitet moti për zonat jugore të vendit.
Edhe orët e pasdites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në ultësirën perëndimore duke lënë me vranësira më të dendura zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Parashikohet që gjatë natës vranësirat të jenë të pranishme në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në orët e mesditës duke bërë që vlera më e lartë në rang territori të arrijë 14 gradë celcius në bregdetin e jugut. Era do të fryjë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor ndërsa në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët.