Home KRYESORE Pas Ali Ahmetit, edhe Menduh Thaçi refuzon takimin me Ramën

Pas Ali Ahmetit, edhe Menduh Thaçi refuzon takimin me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi ka refuzur ftesën e kryeministrit Rama për t’u takuar, në kuadër të angazhimit që mori kreu i qeverisë shqiptare për të bashkuar politikanët shqiptarë në Maqedoni pas zgjedhjeve parlamentare.

Thaçi ka vepruar njësoj si kundërshtari i tij, Ali Ahmeti, që gjithashtu nuk pranoi të takohej me Ramën.

Opozita maqedonase e kryesuar nga Zoran Zaev i ka bërë thirrje partive shqiptare të mos bashkëpunojnë me Nikolla Gruevskin. Ende nuk dihet se si do të formohet koalicioni i ardhshëm qeveritar. Burime nga Shkupi thonë se BDI e Ali Ahmetit mund t’i japë shansin Gruevskit për të qenë sërish në krye të qeverisë./lapsi.al

Share: