Home KRYESORE Pas sherrit me familjarët, e reja nga Tirana tenton vetëvrasjen

Pas sherrit me familjarët, e reja nga Tirana tenton vetëvrasjen

Një e re në kryeqytet ka tentuar që t’i japë fund jetës, pas një debati që ka pasur me familjen.

Gjatë ditës së djeshme, është dërguar në spital nga familjarët në gjendje të rëndë E.Z., 19 vjeçe.

Nga hetimet e para, dyshohet se e reja pas një konflikti me familjarët e vet, ka konsumuar një sasi ilaçesh, bëjnë me dije burime nga policia.

Pas marrjes së ndihmës së nevojshme në spital, e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e debateve në familje nuk bëhen me dije, ndërkohë që për vlerësim materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës.

Share: