Home KRYESORE Pas shfaqjes se kryeministrit, mësuesit kërkojnë shpërblimin e fundvitit, edhe grevë pa...

Pas shfaqjes se kryeministrit, mësuesit kërkojnë shpërblimin e fundvitit, edhe grevë pa afat

Pas shfaqjes qe beri kryeministri Edi Rama me nje grup mesuesish ku u fol vetem per arritje, duket se të mbështetur nga Sindikata e Arsimit, mësues nga e gjithë Shqipëria protestuan sot para Ministrisë së Arsimit, duke ngritur disa shqetësime, sidomos marrjen e shpërblimit për festat e fundvitit, por edhe çështje të tjera si:

-Pagesën e orëve shtesë

-Transportin e mësuesve në fshatra

-Shpërblimin vjetor prej 10 mijëm lekësh për çdo mësues

Ata u shprehën se “rritja e pagës me 10% është thërrime nga mungesa e rritjes se pagës per 4 vite”.

“Po neperkembni te drejtat tona. Ky është vit i dramave sociale, na detyruat te vimë ne kete proteste qe do e zgjerojme ne gjithe Shqiperine. Vendosni dialogun me ne se kemi dy vite qe nuk komunikojme. Nuk dime si e zgjodhet mësuesit eskelente fshehtas ne çdo shkolle. Kekojme të paguhemi sipas kontrates kolektive te nenshkruar” apeluan ata.

Ata/ato paralajmëruan se të martën do të zhvillohet grevë një orëshe për të vijuar më pas me greva pa afat nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh…

Share: