Policia braziliane konfirmoi të premten se ambasadori grek në Brazil, Qiriakos Amiridhis është vrarë dhe pastaj është djegur në makinë, ku e dyshuar për këtë vepër është gruaja e tij!
Policia e Rio de Zhaneiros ka gjetur sot trupin e pajetë brenda një makine të djegur, e cila ishte marrë me qira nga ambasadori grek Qiriakos Amiridhis.
Ministria e Jashtme greke ka konfirmuar se trupi është i përfaqësuesit diplomatik te saj, i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh.
59-vjeçari ishte zhdukur prej tre ditësh pasi udhëtoi drejt Rios nga Brasilia për festimet tradicionale të Vitit të Ri në plazhin e Kopakabanas.
Një pjesëtar i stafit të Ambasadës ka vazhduar të shkëmbejë mesazhe me numrin e ambasadorit edhe pas zhdukjes, pa qenë i sigurt nëse ishte duke folur me shefin e tij.