Nga Tritan Shehu
E gjithe media jone e majte ne sinkron evidenton vecse cfare thuhet kunder Trump.
Eshte normale qe ne politiken amerikane te kete rryma e pozicione te ndryshme, sidomos mbas nje fushate kaq emocionale e dinamike.
Por qe te vazhdohet nga po e njejta pjese e opinionit tone i njejti “refren” ndaj tij, i deshtuar ky, si muaj me pare, eshte paradoksale dhe demtuese.
Lexoj etiketime e interpretime negative te bazuara mbi gjykime komuniste, keqdashese keto edhe ndaj stafit te Trump, perfshi edhe Sekretarin e Shtetit.
Ne lidhje me Sekretarin e ardheshem te Shtetit mbreme nje amerikan i suksesshem, qe njeh mire ambjentin Republikan dhe fushen e naftes ne ShBA, me shkruante:
“Hi TANI, REX TILLERSON HAS A GREAT REPUTATION IN THE OIL INDUSTRY. SMART, STRAIGHT. HE IS A DOER AND GETS THINGS DONE. I THINK HE WILL BE A GREAT HELP TO TRUMP.”
(“Rex Tiellerson ka nje reputacion te madh ne industrine e naftes. Shume i mencur, direkt. Ai eshte nje njeri i aksionit dhe i arrin objektivat e tij. Besoj se do te jete nje ndihme e madhe per Trump”)
Ne fakt i gjithe stafi i deri tanishem i Presidentit perbehet nga personalitete te spikatura, njerrez qe kane fizionomite e integritetin e tyre.
NE VEND QE DISA TE MERREN ME IDIOTESIRA TE TILLA KETU, ESHTE ME PRODUKTIVE QE NE TE GJITHE SE BASHKU TE VENDOSIM E KONSOLIDOJME LIDHJET ME ADMINISTRATEN E PRESIDENTIT TRUMP.