Prokuroria e Apelit në Durrës nuk pajtohet me vendimin e gjykatës për të liruar Lulzim Berishën dhe kërkon rikthimin e tij në qeli.
Mësohet se organi i Akuzës do të ankimojë në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës për lirimin me kusht të kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.
Lulzim Berisha u lirua me kusht me arsyetimin se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe 5 vitet e mbetura të dënimin do t’i kalojë në shtëpi.
Ky vendim i gjykatës për “të fortin e Durrësit” nuk është pritur mirë si nga ambasadori i SHBA Donald Lu ashtu edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Që të dy e cilësuan të papranueshëm dhe akt korruptiv këtë vendim