Home KRYESORE Pse avioni ndaloi në Soçi, Rusia: Terrorizëm? Ja pistat ku po hetojmë

Pse avioni ndaloi në Soçi, Rusia: Terrorizëm? Ja pistat ku po hetojmë

Në Rusi sot mbahet Ditë zie për 92 personat që u vranë nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak.

Autoritetet kanë zbuluar se shumë anëtarë të njohur të ansamblit muzikor zyrtar të ushtrisë së Rusisë, ishin në mesin e të vdekurve.

Zyrtarë të lartë të Rusisë kanë konfirmuar se 68 pjesëtarë të Ansamblit Aleksandrov, kanë humbur jetën kur aeroplani i tipit Tu-154 është rrëzuar dje në Detin e Zi, pak kohë pasi është ngritur nga aeroporti në qytetin Soçi.

Asnjë prej 92 njerëzve në aeroplan nuk ka shpëtuar. Aeroplani fillimisht ishte nisur nga Moska, por ishte ndalur në Soçi për të marrë karburant.

E më pas do vazhdonte fluturimin për në bazën arjrore ruse, afër qytetit Latakia në Siri, ku parashihej një koncert i anslamblit me rastin e Vitit të Ri.

Ministri rus: Terrorizëm? Ja pistat ku po hetojmë

Një akt terrorzmi nuk shihet si versioni kryesor i rrëzimit të avionit Tu-154 në Soçi. Deklartata u bë nga ministri rus i Tranportit Maksim Sokolov, i cili kryeson komisionin për hetimin e aksidentit ajror.

“Sot, për aq sa dimë, versionet e mëdha nuk përfshijnë sulmin terrorist, kështu që ne supozojmë se shkaku i aksidentit mund të jetë ose keqfunksionim teknik ose një gabim i pilotit. Unë do të theksoj, megjithatë, se kjo do të vendoset nga hetuesit si dhe komisioni i posaçëm teknik i Ministrisë së Mbrojtjes ruse “- tha Sokolov një konferencë për shtyp pas takimit të komisionit për të hetuar fatkeqësinë dhe transmetuar drejtpërdrejt nga kanali Rusia 24 TV.

Share: