Nga Dritan Shano
Dukshëm, shumica e kombit shqiptar ka emigruar jashtë kufijve të Shqipërisë, një prirje që s’ka ndërmend të ndalet edhe sot në shekullin e 21-të. Nëse në fillimin e shekullit te 20-të Lëndina e Lotëve ishte ne Korçë, sot e gjithë Shqipëria është shndërruar në një të tillë lëndinë.
Duket sikur shumica e shqiptarëve që janë larguar, kanë ikur të gjejnë rehatin në vende ku institucionet politike, ekonomike dhe shoqërore garantojnë barazi dhe drejtësi.
Duket, gjithashtu, sikur shumica e shqiptarëve që ende qëndrojnë, nuk preferojnë as barazi dhe as drejtësi prej të njëjtave institucione, por parapëlqejnë të marrin vetëm favore dhe privilegje të pamerituara në këmbim të besnikërisë ndaj kujtdo që ka pushtetin.
Të jetë e vërtetë thua?!