Home KRYESORE Qeveria çon tre propozimet e reja për anëtarë në Gjykatën e Strasburgut.

Qeveria çon tre propozimet e reja për anëtarë në Gjykatën e Strasburgut.

Pas dështimit me tre propozimet e para, që edi Rama bëri në mënyrë klienteliste për anëtarët shqiptarë në Gjykatën e Strasburgut, tani në fund të afatit, janë përcaktuar propozimet e reja të qeverisë shqiptare.

Sipas burimeve nga Këshilli i Ministrave ata janë; gjyqtari Sokol Berberi, Aurela Anastasi dhe Elira Kokona. Qeveria Rama u detyrua të ndryshoj kandidaturat e saj, pasi në muajin Shtator Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ja rrëzoi listën e pare duke mos e marrë fare në shqyrtim, ku kandidatë ishin Genti Ibrahimi, Sokol Berberi dhe ish Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.

Duket se Sokol Berberi, është i vetmi kandidat që është ripropozuar nga qeveria. Ai deri në fund të muajit Tetor të këtij viti ishte anëtar i Gjykatës Kushtetuese, por papritur dha dorëheqjen pas pezullimit të ligjit të vettingut nga kjo gjykatë.

Share: