Nga Ilir Demalia
Sot 25 vjet më parë, u largua nga Tirana për të jetuar përjetsisht jetën ne Himarë, pranë ledhatimit të valëvë dhe horizontit pafund, ashtu siç ishte veshtrimi dhe shpirti shkrimtarit, Petro Marko.
Sot po vendos një pjesë nga libri ” Re dhe Gurë” . Një pjesë që sa herë e lexoj,prekem, meditoj, reflektoj, per dramën at dhe bir, dhe të kësaj familje artistësh, nje dramë e dyfishte…
“Më 7 gusht 1975, në orën 12 të natës , djali u arrestua në shtëpi. Njerëzit e sigurimit e kryen detyrën duke qenë shumë të sjellshëm. Pasi i vunë prangat djalit dhe e morën, nuk lanë gjë pa kontrolluar. Arrestimi i djalit qe gjëja më e rëndë e jetës sime.
… Mbas pesë muajsh hetuesi, më 31 dhjetor 1975 u dha vendimi i gjygjit: gjashtë vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë. Në takimin e parë me djalin, përpara se të nisej për në Spaç, takim me dy palë hekurash mes nesh, ai ishte jashtë mase i tronditur, i verdhë, i ënjtur, i deformuar. Ne e pyesnim dhe ai heshtte. Shqiptoi vetëm disa fjalë të pakuptimta për ne: “Jam këtu për të dytin”.
Nuk mund t’i harroj udhëtimet në Spaç hipur në karroceritë e kamionëve në mes të dimrit, në ato male të ashpra ku të grinte veriu. Unë me një pardesy fesh-fëshe.
Në këto rrugë mora shumë herë bronkopneumoni, e cila më shkatoi këtë emfizemë ploumonare që po më merr jetën tani. ”…