Home KRYESORE Reforma zgjedhore, Dule: Zgjedhjet e vitit 2017, pa asnjë garanci

Reforma zgjedhore, Dule: Zgjedhjet e vitit 2017, pa asnjë garanci

Për kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë pa asnjë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pasi nuk po shihet dritë jeshile për reformën zgjedhore, kur vetëm pak ditë na ndajnë nga caktimi i datës.

“Brenda javëve të ardhshme do shpallen zgjedhjet e ardhshme. Jemi të shqetësuar se ende nuk po shihet dritë jeshile për reformën zgjedhore. Po shkojmë në një proces të ri zgjedhor njësoj si më parë, pa asnjë garanci për zgjedhje të lira e të ndershme. Komisioni ad hoc është jo funksional, forcat politike tërhiqen nga çështjet kardinale për këtë reformë. Jemi të shqetësuar nga kapja e vetë procesit. Rekomandimet janë të qarta nga OSBE/ODIHR. Nëse nuk e çlirojmë procesin zgjedhor nga këto komisione, shpresa nuk ka për një proces ndryshe”, u shpreh Dule në konventën e PBDNJ.

Samitin e diasporës Dule e quan një hipokrizi, pasi kontributi i tyre fillon e mbaron vetëm me votën. “Emigrantët nuk shihen nga paratë. Kontributi i tyre ka qënë i madh deri më sot. Aspekti i dytë, votimi elektronik. U shtrua me forcë po pse nuk flitet më kohët e fundit? Për një pjesë që është jetike, numërimi elektronik. Pretekstet janë të shumta, kosto financiare, koha e duhur për pajisjen me aparaturat. S’mund të eksplisojnë mungesën e vullnetit të PD e PS”, vijon Dule.

Nëse nuk do të ketë ndryshime rrënjësore këto ditë, deri në shpalljen e zgjedhjeve thotë Dule, shanset për proces zgjedhor ndryshe janë të pakta.

Share: