Uebfaqja “hilafeti.wordpress” nëpërmjet së cilës Shteti Islamik në Siri dhe Irak (ISIS), jep në gjuhën shqipe, i mbyllur në korrik të këtij viti, është rikthyer sërish të jap informacion rreth ngjarjeve të ISIS-it.
Për herë të fundit, sajti i ISIS-it në gjuhën shqipe ishte mbyllur më 27 korrik të 2016-ës për shkak se kishte shkelur rregullat e vendosura nga platforma online e blogjeve, “Ëordpress”, e cila e kishte marrë këtë vendim.
“Hilafeti.wordpress”, ishte mbyllur edhe disa herë më parë nga autoritetet ndërkombëtare, raporton Insajderi.
Me t’u kthyer postimeve, sajti I ISIS-it në shqip ka transmetuar një fjalim të zëdhënësit të Shtetit Islamik, Ebil Hasan el-Muhaxhit.
“Fjalimi i zëdhënësit të Shtetit Islam, Ebil Hasan el-Muhaxhir: ‘Juve do t’ju bie ndër mend çka po ju them”, transmetoi dje deklaratën e zëdhënësit të ISIS-it, “hilafeti.wordpress”.
Përmes kësaj faqe ISIS kishte uruar edhe për sulmin terrorist në Bruksel gjatë vitit 2016 dhe kishte bërë thirrje për xhihad gjatë kohës së muajit Ramazan./Opinion.al