Home KRYESORE Rikthehet ‘Lufta e Ftohtë’, mbyllet komunikimi mes SHBA-së dhe Rusisë

Rikthehet ‘Lufta e Ftohtë’, mbyllet komunikimi mes SHBA-së dhe Rusisë

Kanalet e komunikimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë janë të “ngrira”. Kështu ka bërë të ditur Kremlini përmes një deklarate për mediat.

Sipas zëdhënësit të qeverisë ruse, Dmitry Peskov, Rusia nuk ka pritshmëri që administrata e re amerikane të ndalojë zgjerimin e NATO-s.

“Pothuajse çdo kanal komunikimi me SHBA është bllokuar. Nuk komunikojmë me njëri-tjetrin”, u shpreh Peskov.

Kjo ftohje e marrëdhënieve mes dy shteteve vjen pas një seri deklaratash nga Presidenti Obama dhe CIA e FBI që akuzojnë se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane me anë të sulmeve kibernetike./360grade.al

Share: