Home KRYESORE Sekreti i Nënë Terezës, i zbuluar se fundmi ne lidhje me varrin...

Sekreti i Nënë Terezës, i zbuluar se fundmi ne lidhje me varrin e diktatorit!

Një histori për jetën e Nënë Terezës së Kalkutës, per te cilen shumë nuk jane ne dijeni, qe lidhet me vizitën e saj në Shqipëri në vitin 1989 dhe vecanerisht viziten e saj tek varri i diktatorit komunist Enver Hoxha, qe nga media u paraqit si një shenjë respekti dhe nje menyre paqeje ndërmjet Shqipërisë dhe besimit katolik.

Edhe pas vdekjes së diktatorit Hoxha, qeveria komuniste vazhdonte me persekutimin e Nene Terezes deri në vitin 1989, kur njerezit po kalonin në trazira, ndersa shume ushtarake ishin angazhuar në mbrojtjen e varrit dhe eshtrave te diktatorit.

Gjatë patrullave të natës, ne varrin e diktatorit, ushtaret e angazhuar atje kishin filluar te ndjenin zhurma të mbinatyrshme e te çuditshme (madje thonë se disa përfunduan në spitalet psikiatrike, pasi detyrave te tyre ).

Kështu, në vitin 1989, vit në të cilin të gjitha barrierat mes Lindjes dhe Perëndimit u shembën, e veja e Hoxhës iu kthye Nënë Terezës me një letër, duke i kërkuar asaj që te “lironte” varrin e burrit nga shpirtrat.

Në letër, i premtohej Nene Terezes se, ajo do të kishte qasje të lirë në vend për të jetuar apo për të vizituar varrin e nënës dhe motrës së saj, qe vdiqen respektivisht në vitin 1971 dhe 1974, per të cilat deri atë kohe nuk ishte lejuar.

Për këto arsye, Nënë Tereza shkoi në varrin e diktatorit dhe pas nje lutjeje te gjate zhurmat mbinatyrshme pushuan së ekzistuari.

Marrë nga /lalucedimaria.it/

Share: