Home KRYESORE Shqiptaret te zgjedhin Zaevin ne vend te Gruevskit per qeverisje

Shqiptaret te zgjedhin Zaevin ne vend te Gruevskit per qeverisje

Nga Sulejman Rushiti, ish minister ne Maqedoni

Asnjë parti politike nuk i pëlqen rezultatet e zgjedhjeve të 11 dhjetorit në Maqedoni. Të gjitha partitë janë humbëse në raport me projeksionet e tyre para zgjedhjeve. Megjithatë, në mënyrë paradoksale edhe pse numri i mandateve të deputetëve shqiptarë pësoi rënie, pesha e partive shqiptare për formim qeverie u rrit.

Ditëve të fundit është aktuale tryeza e përbashkët e partive politike shqiptare, të cilës deri më tani nuk iu përgjigj Lëvizja BESA dhe PDSH. Është i dukshëm fakti që disponimi i shqiptarëve në masë të madhe është për koalicion me LSDM-në. Fakti që Zoran Zaev pati një retorikë më të hapur karshi retorikës etnonacionaliste madje edhe me nota ksenofobie ndaj shqiptarëve, bëri që të tërheqë vota edhe nga shqiptarët, madje jo vetëm nga ata që jetojnë në hapësira urbane, të cilët mund të udhëhiqen nga bindje të majta.

Paradoksalisht, edhe pse para zgjedhjeve, kreu i Lëvizjes Besa mbështeste mundësinë e tryezës së përbashkët me partitë shqiptare, edhe pse publikisht ka treguar afërsi me LSDM-në e Zaevit, tani pas zgedhjeve heziton të ulet në tryezën e përashkët, me arsyetiemin se nuk ulet me BDI-në sepse është parti e kriminalizuar.

Një veprim i tillë nuk duket si pjekuri politike, as mundësi për shtyrje të proceseve përpara. Rikujtojmë që Zoran Zaev në marëveshjen e Përzhinos u ul me Nikolla Gruevskin, edhe pse përmes shpalljes së bombave e akuzon atë si përgjegjësin kryesor për kriminalizimin e shtetit.

Me rëndësi jetike, në këtë fazë është që të arrihet departizimi i shtetit dhe të krijohet mundësia që të gjithë zyrtarët e inkriminuar të vihen përpara drejtësisë së pavarur. Dhe kjo të vlejë edhe për ata të ardhshmit. Lëvizja Besa dueht të lërë mënjanë interesin e ngushtë partiak, të jaë kontributun e saj në harmoizim të qëndrimeve dhe të mundësojë zhbllokimin e procesit që zyrtarët e inkriminuar të BDI-së të përballen me ligjin.

Nëse BDI nuk e pranon kushtin e gjyqësisë së pavarur dhe zgajtjen e mandatit të prokurorisë atëherë nuk dueht të vazhdojnë bisedimet. Të ukesh në tryezë nuk domethënë se arrihet koalicion ose marrëveshje port ë mos ulesh është e sigurt që nuk arrihet.

Në kampin politik maqedonas, është botërisht e qartë që partia që ka interes jetik për zgjatjen e mandatit të prokurorisë speciale, resoektivisht procesuimin e lëndëve të saj, është LSDM-ja. Sëkëndejmi është e logjikshme dhe e natyrshme që partitë shqiptare si partner të mundshëm qeveritar ta shohin këtë parti.

Kur kemi parasysh numrin e mandateve të kësaj partie 49 që nuk i mjafton për qeverisje vetëm me BDI-në që ka 10 mandate, mosgadishmëria e marëveshjes brenda partive politike shqiptare e zhbën mundësinë e LSDM-së për të biseduar për krijimin e qeverisë respektivisht, nëse edhe Alenca për shqiptrët nuk do të pranonte të ulej në një tryezë me BDI-në, atëherë mundësinë për ta formar qeverinë do ta kishte vetëm VMRO-ja.

Pra, tryeza e përbashkët e partive shqiptare ndoshta nuk është në interest të partive politike por është në dobi të qytetarëve shqiptarë. Me bashkëpunimin e tillë faktorizohet faktori shqiptar, harmonizohen qëndrimet dhe hartohet një dokument strategjik mbipartiak që jo vetëm se e relakson politikën në të ardhmen por edhe e mundeson garën mes cilësisë dhe e mundëson rikthimin e sundimit të shtetit të së drejtës dhe reformave.

Faktori politik shqiptar, duhet të veprojë me strategji dhe jo me kalkulime të fushatës parazgjedhore lokale. Problemet e grumbulluara ndër vite janë tashmë të detektuara, ato nuk janë të natyrës së pushtetit lokal. Sigurisht edhe pushteti lokal, duhet të jetë temë e bisedimeve por për sa i përket ndarjes së drejtë të buxhetit. Qytetarit shqiptar në Maqedoni i duhet një komunë me buxhet të barabartë por edhe një sistem drejtësie ku kryetari i komunës do të përgjigjet për keqpërdorimet eventuale të mjeteve buxhetore.

Pra, duhet të ndryshohet sistemi që prodhon majorizim dhe jo individët. Strategjia dhe kushtet duhet të jenë jo vetëm për krijimin e qeverisë por edhe për prishjen e saj në rast se nuk implementohet ndonjë nga oikët, siҫ ka qenë zakon në të kaluarën.

Ky është një nga momentet e volitshme historike ku do të mund të ndryshojë koncepti i politikbërjes dhe me këtë edhe koncepti i shtetit. Partitë shqiptare tashmë e kanë adoptuar konceptin e promovar nga Aleanca për shqiptarët dhe e kanë vendosur në fjalorin e tyre fjalën kusht në vend të kërkesë. Pra, partitë shqiptare duhet të ulen në tryezë me LSDM-në dhe të vendosin kushtet, por jo me ҫdo kusht të formojnë qeverinë. Është e vërtetë që oferta politike dhe vullneti politik i LSDM-së është më i afërt me kushtet e partive shqiptare por janë edhe shumë ҫështje që specifike që duhet të arrihet harmonizim.

Partitë shqiptare nuk duhet të bëjnë kurban specifikat etnike për ҫështje të përgjithshme apo për hir të stabilitetit të shtetit.

Nëse Zoran Zaev, vepron në kundërshtim me deklaratat e tij në fushatë , për Maqedoni evropiane dhe heziton të pranojë kushtet, të cilat janë në frymën evropiane, atëherë vendi do të zhytet në krizë akoma më të thellë nga e cila do të dilet vetëm me rrugë krejtësisht të reja por për këtë nuk duhet të brengosen vetëm shqiptarët. Pra, në këtë situatë, të gjithë faktorët do ta tregojnë veten. Kjo situatë më mirë do të përshkruhej me një thënie popullore boshnjake: “ Nuk bie bora që të mbulojë kodrën por që t`i zbulojë gjurmët e bishës”.

Share: